20 Prill 2024

Rrahje masive mes shqiptarëve dhe boshnjakëve në Austri

Vjenë, 23 prill - Rrahje masive dhe përleshje janë shënuar, ndërmjet shqiptarëve dhe boshnjakëve në orët e vona të 21 prillit në qytetin Shtajr, në Austrinë qendrore. Sipas medias lokale nga përleshjet janë plagosur edhe dy persona.

Sipas policisë, përleshjen dyshohet se kanë nisur dy grupe armiqësore, raporton agjencia austriake e lajmeve, APA.

Sapo policia mbërriti në vendngjarje, shumica e pjesëmarrësve në rrahje ishin larguar, ndërsa janë gjetur vetëm dy persona të lënduar rëndë, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.

Ndërkohë, sipas të përditshmes boshnjake “Dnevni Avaz”, njëri nga të lënduarit kishte marrë plagë të shkaktuara nga përdorimi i thikave. Dyshohet se, ai është shtetas boshnjak ndërsa është dërguar në spital dhe po merr trajtimin përkatës.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa po punon për identifikimin e personave që kanë marrë pjesë në konflikt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)