29 Mars 2024

Arrestohen 3 persona dhe konfiskohen 18 kg marihuane

3Prishtinë 19 prill - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik me hetuesit e saj në Gjilan, sot kanë realizuar planin operativ të koduar me emrin “Vëllezërit “, me ç’rast në fshatin Miresh saktësisht në një pompë të derivateve ka arrestuar në flagrancë fillimisht dy persona të dyshuar, si dhe është konfiskuar një çantë sportive e cila brenda kishte tetë paketime me substance narkotike të dyshuar e llojit Marihuan.

Po ashtu gjatë kontrollit në një çantë të kompjuterit është gjetur edhe një paketim me substance narkotike po ashtu  e llojit Marihuan .

Te gjitha dëshmitë janë fotografuar dhe sekuestruar nga Krim Teknika Rajonale e Gjilanit e cila bërë matjen e substancës narkotike, e cila ka peshuar (18) tetëmbëdhjete kilogram.

Si vazhdimësi e operacionit policor të suksesshëm hetuesit policor kanë arritur të arrestojnë edhe personin e tretë si të dyshuar të involvuar në këtë rast.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë: A. O. M/K/Shqipëtar viti i lindjes 1966, F. M. M/K/Shqipëtar viti i lindjes 1989 dhe F. O.  M/K/Shqipëtar viti i lindjes 1969 

Lidhur me rastin në cilësi të provave materiale janë sekuestruar këto dëshmi: Nëntë paketime me substance narkotike të llojit  Marihuane e cila ka peshuar rrethe 18 kilogram, një pikë një gram Kokainë, një veturë e llojit  Audi A-4 ngjyre e zeze Metalike, një veture e llojit Opel Omega ngjyre vishnje, katër telefon celular, një mini llaptop HP Me USB  te WIFI dhe shtatedhjetë e katër euro.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarr nën mbikëqyrjen e Prokurorit të Shtetit i cili ka qenë në vend të ngjarjes dhe ka mbikëqyre tërë procesin e realizimit të planit policor dhe me vendimin e tij të dyshuarve ju është caktuar masa e ndalimit prej   48 orëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)