24 Prill 2024

Themelohet Rrjeti Ballkanik për Administrimin e Aseteve Kriminale

Prishtinë, 16 prill – Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar apo Konfiskuar (AAPSK), ka përfunduar takimin dy ditorë me agjencionet nga shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit nga prokuroritë dhe gjykatat e Kosovës  si dhe atyre të EULEX-it.

Takimi i cili është mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë, është hapur nga Zëvendësministri i Drejtësisë Abdyl Ymeri dhe Zëvendësdrejtori i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së, Melvin Asin. Ishte e rëndësisë së veçantë që ky takim kishte edhe prezantuesen nga Zyra e Aseteve Kriminale të Europol-it, Jill Thomas.

Objektivi i këtij takimi ka qenë njohja e zhvillimeve të fundit në kontekstin e Bashkimit Evropian mbi fushën e konfiskimit si dhe menaxhimit të përfitimeve nga veprat kriminale përmes Zyrave për Rikthimin dhe Menaxhimin e Aseteve.

Gjatë kësaj konference është propozuar që të rritet bashkëpunimi dhe komunikimi midis shteteve të Ballkanit Perëndimor duke krijuar një rrjet joformal rreth Zyrave për Menaxhim të Aseteve që do të quhet Rrjeti i Agjencive për Menaxhimin e Aseteve në Ballkan (BARIN).

Kryeshefi i AAPSK-së, Rrahim Rama, i cili ishte njëkohësisht edhe kryesuesi ikëtij takimi, ka propozuar që ky forum të vazhdoj të mbahet çdo vit nëpër secilin shtet të Ballkanit si dhe ka marrë përsipër strukturat e nevojshme për ta mbështetur këtë iniciativë.

Përfaqësuesit nga Republika e Maqedonisë kanë ofruar të jenë nikoqirë të takimit të përbashkët në vitin e ardhshëm. Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues nga Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Mali Zi dhe Maqedonia. Dy shtetet fqinjë, Bosnja dhe Serbia, nuk kanë mundur të marrin pjesë mirëpo do të ftohen të jenë pjesë e këtij forumi.

Është hera e parë që mbahet një takim i llojit të tillë në rajon dhe është një shembull i vendosmërisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)