18 Prill 2024

Serbët kërkojnë vendet e rezervuara që të votojnë ushtrinë

Prishtinë, 15 prill - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rasic,tha se në parim nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese në të cilat parashihet shndërrimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës. Mirëpo, sipas tij, para se të votohet për FAK-un në Kuvendin e Kosovës,duhet të votohen ndryshimet kushtetuese, ku parashihet vazhdimi i mandatit për vendet e rezervuara.

“Ka kaluar afër një vit që ne e kemi ngritur kërkesën për vazhdimin edhe për një mandat të vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës, por deri më tani nuk është realizuar ajo kërkesë. Ne kërkojmë që në rendin e ditës, para diskutimit për ndryshimet kushtetuese për FAK-un, të jetë vazhdimi edhe për një mandat për vendet e rezervuara. Ne duhet të insistojmë që të plotësohen kërkesat e të dy palëve, përmes një kompromisi, ku secili palë duhet të ketë mirëkuptim për kërkesat e palës tjetër”, ka thënë Rasic.

Ndryshe, mediat raportojnë se Parlamenti i Kosovës mund të mblidhet javën e ardhshme për të diskutuar ndryshimet kushtetuese që lidhen me FAK-un. Duket që 2/3 e votave të minoriteteve për amendamentimin e Kushtetutës rreth transformimit të FSK-së, do të kushtëzohen me zgjatjen e mandatit të vendeve të rezervuara për minoritetet.

Më e ashpër në qëndrimin e saj karshi ndryshimeve kushtetuese që lidhen me FAK-un, ka qenë deputetja serbe, Rada Trajkovic, e cila ka theksuar që deputetët serbë nuk duhet të votojnë asnjë ndryshim kushtetues që lidhet me Forcën e Armatosur të Kosovës.

Qeveria e Kosovës muajin e kaluar miratoi vendimin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK) dhe Ministrisë së Forcës së Sigurisë në Ministri të Mbrojtjes. Lajmi u mirëprit nga qytetarët e Kosovës, të cilët vendimin e cilësuan si historik.

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për shndërrimin e FSK-së në FAK, kishte reaguar presidenti serb, Tomislav Nikolic, i cili pati thënë se për formimin e Ushtrisë së Kosovës do të duhet një aneks i ri në Marrëveshjen e Brukselit.

“Ata u përgjigjën se bëhet fjalë për Forcat mbrojtëse të Kosovës, dhe unë pyeta se ndaj kujt mbrohen? Po ashtu, thashë se nëse i bëjnë këto forca, këtë duhet bërë edhe në veri”, kishte thënë Nikoliq/Rtk

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)