19 Prill 2024

ICITAP transferon programin e teknologjisë informative MBP-së

Prishtinë, 15 prill - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, përmes programit ndihmë në trajnimet e hetimit të krimit (ICITAP), transferoi programin e teknologjisë informative të zhvilluar nga ICITAP-i, që do të përkrahë operimet e Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion.

Ky sistem për menaxhim të informatave dhe rasteve i DSHAM-it, do të shërbej për regjistrim, monitorim dhe kontroll të njerëzve që hyjnë në Kosovë, brenda mandatit të DSHAM-it, për monitorim dhe kontroll.

Vlera e këtij sistemi që është mbështetje e ICITAP-it për MPB-në, është 314,346.24 dollarë amerikan.

Ministria e Punëve të Brendshme falënderon Qeverinë dhe popullin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë për Qeverinë e Kosovës dhe për qytetarët e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)