25 Prill 2024

Vritet në Skënderaj kandidati i AAK-së, Bekim Birinxhiku

Skenderaj, 2 nëntor - Person, apo persona të panjohur kanë vrarë Bekim Birinxhikun, 38-vjeç, nga Qubreli i Skënderajt, ish-luftëar, invalidë i luftës së UÇK-së dhe kandidat i AAK-së për këshilltar komunal, të shtunën rreth orës 16:15 minuta.

Dëshmitarët kanë thënë, se Birinxhiku ishte duke folur me telefon, kur në të ishte shtënë nga një veturë në lëvizje.

Gjithnjë sipas dëshmitarëve, ai ishte ftuar me telefon nga persona të panjohur që të takohëshin me ta në parkingun e xhamisë dhe pa mbërritur në vend ishte shtënë në të. Bekim Birinxhiku, është dërguar me të shpejt në QKMF-në e Skënderajt, por mjekët vetëm sa e kanë konstatuar vdekjen e tij.

 Në Stacionin e Policisë në Skënderaj nuk ka dhënë asnjë hollësi, përveç që e kanë konfirmuar rastin. Për motivin që ka çuar deri te kjo ngjarje tragjike, tani për tani nuk dihet. Bekim Birinxhiku ishte një prej luftëtarëve të parë të UÇK-së, ndërsa ishte i sistemuar në rajonin e Zonës Operative të Dukagjinit.

Gjatë luftës, ai ishte plagosur dy herë, ndërsa pas lufte, ai bashkë me familjarët e tij kishte zhvilluar një biznes, në të cilin ishte treguar i suksesshëm. Në zgjedhjet e 3 nëntorit, AAK-ja dega në Skënderaj e pati kandiduar Birnxhikun për këshilltar komunal të Skënderajt. Ai është vrarë vetëm disa orë para se të fillonte procesi i zgjedhjeve. 


/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)