16 Prill 2014

KQZ shpall rezultatet preliminare

Prishtinë, 16 nëntor- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatet preliminare për zgjedhjet lokale. Prishtinën, Podujevën dhe Fushë Kosovën e fiton LDK, Ferizaj, Shtime, Malishevë, Kaqanik, Drenas dhe Skenderaj fiton PDK, Deqan dhe Gjakovë e fiton AAK, Prizreni, Peja, Mitrovica dhe Gjilani shkojnë në balotazh.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës publikoi në orët e mbrëmjes rezultatin preliminar të zgjedhjeve lokale.

KQZ ka bërë të ditur se në Drenas, ndërkaq ka fituar Nexhat Demaku i PDK-së me përqindjen me të madhe të shënuar në këto zgjedhje 89.9 %, ndërsa Halil Kuliqi i AAK-së mori vetëm 10.1 %. Në Gjilan, ndërkaq sipas KQZ-së, është një garë më e ngushtë edhe pse Qemajl Mustafa i PDK-së prinë me 38.4%, pasuar nga Fatmir Rexhepi i LDK-së me 27.6 % dhe Ahmet Isufi i AAK-se e Jashar Ramadani i LDD-së, me 13.7 respektivisht 8,0 %.

Në Dragash prinë Salim Jonuzi i PDK-së më 39% i ndjekur nga Halim Shemsedini i LDK-së me 37.2%. Në Istog, ndërkaq prinë Fadil Ferati i LDK-së 475% i ndjekur nga Naim Imeraj i AAK-së më 21.4 %. Ndërsa në Kaçanik ka fituar Xhabir Zharku i PDK-së me 48 për qind i ndjekur nga Tahir Çaka i AAK-së me 26.7 %. Në Klinë, sipas KQZ-së, Sokol Bashota i PDK-së ka fituar 37.1 % i ndjekur nga Enver Berisha i AAK-së që ka fituar 32.2 %.

Në Fushë-Kosovë ndërkaq prinë bindshëm Burim Berisha i LDK-së, i cili në raundin e parë ka marrë 57.2%, ndërsa në Kamenicë prinë Begzad Sinani i PDK-së me 33.3 %, i cili do të shkoj në balotazh me Ramadan Bashën e LDD-së që ka fituar 23%, ndërsa Shaip Surdulli i LDK-së fitoi 21.7 %.dhe Lulzim Leci i AAK-së me 19 %.

Në Deçan prinë Rasim Selmanaj i AAK-së, i cili në raundin e parë ka fituar 76.7 për qind. Në Gjakovë gjithashtu që në raundin e parë e ka siguruar fitoren Pal Lekaj duke fituar 52.8%, kundrejt Mimoza Kusari-Lila e AKR-LDD e cila u radhit e dyta me 40.7%.

Në Mitrovicë, ndërkaq sipas KQZ-së ka shënuar fitore kandidati i PDK-së, Avni Kastrati më 39.4 për qind, ndërsa pas tij ka mbet Nexhemedin Spahiu i koalicionit AKR-LDD me 22.8%, i pasur nga Mursel Ibrahimi LDK-së 19.8 % dhe Hysni Ahmeti i AAK-së me 15.5 %.

Në Lypjan, sipas rezultateve preliminare, prinë Shukri Buja i PDK-së me 45.9 %, i ndjekur nga Ymri Ahmeti i LDK-së me 36.8 %. Në Leposaviq ka fituar Ardita Hasani e AAK-së, ndërsa në Obiliq Haki Mjekiqi i PDK-së me 32.3 për qind, i cili në balotazh do ndeshet me Mehmet Krasniqin e LDK-së.

Ne Rahovec po ashtu ka shënuar fitore kandidati i PDK-së Qazim Qeska me 35.6 %, i cili në balotazh do të ndeshet me kandidatin e LDK-së, Ibrahim Kryeziu i cili fitoi 22.3%. Në Pejë, ndërkaq ka shënuar fitore kandidati i AAK-së, Ali Berisha 43.4 %.

Ndërsa në Podujevë ka fituar bindshëm kandidati i LDK-së, Agim Veliu 50.2 %, duke lënë mbrapa kandidatin e PDK-së Mmuhamet Latfi me 30.1%. Në Prizren prinë kandidati i PDK-së Ramadan Muja me 31.2 % i ndjekur nga Haefi Muharremi i LDK-së, i cili morri 30 për qind.

Sipas KQZ-së në Skenderaj, në Shtime dhe në Ferizaj kanë fituar në rrethin e parë kandidatët e PDK-së, Sami Lushtaku, Naim Ismajli dhe Bajrush Xhemaili, të cilët fituan mbi 50 për qind. Ndërsa në Suharekë prinë kandidati i AAK-së, Blerim Kuqi me 34.3 % i ndjekur nga Ramë Vata i PDK-së me 32.2%.

Në Viti prinë kandidati i LDD-së kundrejt atij të PDK-së, ndërsa në Vushtrri Bajram Mulaku i PDK-së ka marrë më së shumti vota 48.4% i ndjekur nga kandidati i AAK-së, Muharrem Shabani më 26.7%. Në Malishevë po ashtu prinë kandidati i PDK-së Isni Kilaj me 48 % i ndjekur nga Jonuz Kastrati i LDK-së më 31 %.

Në Junik, sipas KQZ-së, prinë kandidati i AAK-së, ndërsa në Han të Elezit kandidati i PDK-së. Po ashtu KQZ dha shifra edhe në komunat e reja serbe, Ranillug, Gracanicë e Kllokot, në të cilat kanë fituar kryesisht kandidatët e komunitetit serb. Ndërsa në Mamushë ka fituar një kandidat nga komuniteti turk.

Shpėrndaje artikullin:

Komente:

floriana

a po del pal lekaj balutazh me mimoza kusarin

Komento:




Prapa

© Copyright - Agjencia - Ekonomia - 2005 - 2015 - All Rights Reserved | Powered by Refresh