20 Prill 2024

Kosova e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Zvicrën

Prishtinë, 27 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti një delegacion të Parlamentit të Zvicrës, të kryesuar nga kryetari i Partisë Popullore Kristian Demokratike zvicerane (CVP), Gerhard Pfister.

Gjatë takimit është biseduar për progresin në Kosovë dhe bashkëpunimin e mëtejmë ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri Mustafa theksoi të arriturat e Kosovës në zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane dhe fuqizimin e shtetit, duke i njoftuar edhe me prioritetet e ardhshme në shumë fusha.

\"Qeveria dhe populli i Kosovës janë plotësisht të përcaktuar për vlerat europerëndimore dhe rrugën integruese euroatlantike\", tha kryeministri Mustafa, duke falënderuar Zvicrën për përkrahjen e shumanshme që ka dhënë për Kosovën deri tani.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, shprehu përkushtimin e Kosovës për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve me Zvicrën.

Kryetari i Partisë Popullore Kristian Demokratike të Zvicrës, njëherësh anëtar i Parlamentit zviceran, Gerhard Pfister, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahje për proceset e ardhshme zhvillimore dhe demokratike në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)