20 Prill 2024

PD: Agani kundërligjshëm keqpërdor PD-në

Prishtinë, 28 tetor - Partia e Drejtësisë njofton opinionin e gjerë publik, veçanërisht anëtarësinë e gjerë të PD-së, që mos të bien preh e manipulimeve nga një grup njerëzish në krye me ish Kryetarin e PD-së, Agani, tashmë të shkarkuar në Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të PD-së me 28 shtator 2016, të cilët në mënyrë jo ligjore e shumë klandestine organizuan kuvend të degës në Prishtinë kinse në emër të PD-së.

PD informon opinionin se në atë kuvend, pjesa dërmuese e tyre nuk kanë asnjë lidhje me anëtarësinë e PD-së, por janë struktura të klandistuara nga subjekti i AKR-se dhe farefis i individëve që po keqpërdorin emrin e Partisë së Drejtësisë.

Lidhur me këtë, PD dënon ashpër këto veprime të ulëta e mjaftë tendencioze, pikërisht në kohën kur ne po presim certifikimin nga ana e KQZ-së, pas mbajtjes së Kuvendit zgjedhor ku u nxorën strukturat e reja udhëheqëse.

Gjithashtu, ne do të njoftojmë për këto shkelje edhe KQZ-në, duke i njoftuar në hollësi për manipulimet kinse në emër të PD-së nga individ tashmë të shkarkuar nga më shumë se 80% e strukturave të Partisë apo 18 degë nga 24 sa janë gjithsej, e gjithsesi që ne do të marrim gjitha masat ligjore ndaj gjithë atyre që keqpërdorin emrin e Partisë së Drejtësisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)