19 Prill 2024

Kosova do të punojë më shumë në fuqizimin e demokracinë kushtetuese

Prishtinë, 27 tetor - Në kuadër të shënimit të shtat vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është organizuar konferenca me titull “Kontrolli incidental si mekanizëm Kushtetues në sigurimin e kushtetutshmërisë së ligjeve në vendet në tranzicion” në të cilën kanë marr pjesë edhe kryetarët e Gjykatave Kushtetuese nga Shqipëria dhe Maqedonia, gjyqtar të Gjykatave Kushtetuese nga Bullgaria, Turqia dhe Portugalia, si dhe ekspert të ndryshëm të Kushtetutës.

Në këtë konferencë ka marr pjesë Ministrja e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha e cila pasi që ka përshëndetur të pranishmit, ka falënderuar Kryetaren e Gjykatës znj. Arta Rama Hajrizi dhe e përgëzoj për angazhimin e saj në këtë institucion.

Në hyrje të fjalës së saj, Ministrja Hoxha tha se që nga shpallja e pavarësisë, Republika e Kosovës i është nënshtruar një sërë ndryshimesh të thella demokratike që e karakterizojnë rendin e shteteve moderne ku mbizotëron demokracia kushtetuese dhe themelimi i Gjykatës Kushtetuese ka kompletuar mekanizmat e domosdoshëm juridik për demokracinë kushtetuese, duke u bërë gardian i mbrojtjes së Kushtetutës, njëherit duke garantuar stabilitetin demokratik kushtetues përmes interpretimit të kushtetutshmërisë.

Demokracitë kushtetuese, mbrojnë vlerat kushtetuese, duke filluar nga barazia para ligjit, ndarja e pushteteve, e drejta e fjalës dhe e shprehjes, liria e besimit, e drejta e pronës dhe të drejtat e tjera, dhe me këtë rast Ministrja Hoxha theksoi se “Demokracia kushtetuese përfaqëson demokracinë e vërtetë të një shteti demokratik, të një shteti ligjor, demokracia kushtetuese nuk mund të ndërtohet dhe të funksionojë me vlerat e pjesshme të saj, por ndërtohet dhe funksionon duke respektuar dhe mbrojtur të gjitha vlerat kushtetuese dhe demokratike”.
 
Tutje Ministrja Hoxha tha se kushtetuta ka si mision kryesor ruajtjen e vlerave themelore demokratike. Ajo duhet të promovojë dhe evidentojë këto vlera, si dhe të sigurojë stabilitetin, ashtu si dhe dinamizmin e zhvillimeve shoqërore, forcimin e ndjenjës së drejtësisë në marrëdhëniet njerëzore.

Ministrja Hoxha shtoi se duke siguruar fuqizimin e sundimit të ligjit, ne i sigurojmë qytetarët tanë që organet shtetërore dhe të gjithë qytetarët pa dallim, i nënshtrohen ligjeve në fuqi. “Kosova si shtet i ri do të punojë edhe më shumë në fuqizimin e të gjitha mekanizmave për të ndërtuar dhe mbrojtur demokracinë kushtetuese, edhe pse janë bërë përpjekje të mëdha për fuqizimin e sundimit të ligjit, megjithatë ende mbetet shumë për tu bërë” tha Hoxha. 

Në përmbyllje të fjalës së saj, Ministrja Hoxha theksoi se edhe personalisht, por edhe nga pozita e Ministres së Drejtësisë, pres me padurim përfundimin e punimeve të kësaj konference, me motivin për t’i trajtuar institucionalisht me seriozitetin më të madh rekomandimet që do të dalin nga diskutimet e panelistëve prezentë, në funksion të investimit për të përmirësuar demokracinë kushtetuese.

 

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë “Kontrolli incidental si mekanizëm kushtetues në sigurimin e kushtetutshmërisë së ligjeve në vendet në tranzicion”, të organizuar nën patronatin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Arta Rama-Hajrizi.

Në këtë konferencë ndër tjerë, morën pjese, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, si dhe kryetarë të Gjykatave Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, asaj të Maqedonisë, gjyqtarë nga Bullgaria, Portugalia dhe Turqia, dhe gjyqtarë nga vendi.

Para të pranishmëve, zëvendëskryeministri Kuçi tha se konferencat tanimë janë bërë pjesë e përditshmërisë së institucioneve publike e shpesh herë edhe formalitete.

“E veçanta e Konferencës për ditën Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese qëndron në faktin se përveç që mbledh krerët e institucioneve gjyqësore të vendit për të përshëndetur dhe vlerësuar punën e Gjykatës Kushtetuese, shërben si forum për diskutimin e një çështje të veçantë që ndërlidhet me punën e gjykatës Kushtetuese dhe garantimit të zbatimit të Kushtetutës”, theksoi zëvendëskryeministri Kuçi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)