18 Prill 2024

Për dy vjet MD ka regjistruar 400 mijë pjesëtarë të diasporës

Prishtinë, 26 tetor - Në takimin e sotëm të Komisionit për Punë të Jashtme, të kryesuar nga Elmi Reçica, kryetar, ishte ftuar ministri i Diasporës, Valon Murati, të raportojë për aktivitetet e ministrisë të cilën e drejton dhe për gjendjen e mërgatës sonatë fuqishme në vende të ndryshme të botës.

Që në fillim të fjalës s tij para anëtarëve të Komisionit, Murati ka theksuar se  sipas Ligjit dhe të Strategjisë për diasporën dhe mërgatën, si objektiva janë identifikuar: fuqizimi i bashkëpunimit ekonomik me diasporën për zhvillim të qëndrueshëm të Kosovës , promovim dhe tërheqje  e lehtësim investimesh për pjesëtarët e saj.

Për këtë qëllim, ka thënë Ministri, janë krijuar 23 rrjete që ndërlidhin bizneset e bashkatdhetarëve tanë nëpër botë, si dhe rrjetin qendror që e koordinon punën e rrjeteve në nivel shtetesh.

Ai tutje ka pohuar se MD-ja udhëheq me njërën nga katër grupet punuese të Këshillit Kombëtar  për zhvillimin ekonomik, përkatësisht me Grupin për tërheqjen edhe lehtësimin e  investimeve nga diaspora në Kosovë.

“Diaspora është jo vetëm potencial njerëzor, por edhe kapital kulturor dhe ekonomik për vendin tonë” ka theksuar Murati, duke e vlerësuar lartë kontributin e saj, jo vetëm për mbijetesën banorëve të Kosovës gjatë viteve të okupimit serb, por edhe për luftën e UÇK-së.

Ai, ndërkaq, ka prezantuar një problemesh dhe vështirësish që hasin mërgimtarët tanë kur duan të investojnë në Kosovë, apo thjesht ta vizitojnë vendin e lindjes: që nga sigurimet e shtrenjta kufitare, Kartoni i gjelbër, pastaj problemet për gjetjen e parcelave për të ngritur biznesin e tyre, sigurinë e pamjaftueshme ligjore për funksionimin e tyre, etj.

Duke pohuar se gjatë vitit të shkuar në Kosovë janë futur mbi 750 milion euro remitanca, të rëndësishme për shumë familje kosovare por edhe për buxhetin e vendit, Murati ka pohuar angazhimin e tij që të gjenden mundësitë që në ekonominë e vendit të investohet rreth 8 për qind e kësaj vlere.

Ministri ka mbështetur idenë se duhet të krijohen lehtësira për investimet e kapitalit të bashkëkombësve tanë nëpër botë, për të rigjeneruar zhvillim ekonomik, punësim dhe eksport të mallrave  e të shërbimeve. 

Ai ka pohuar gjithashtu se nëpërmjet panaireve të ndryshme që ka organizuar MD-ja për produktet e prodhuara nga kompani të mërgimtarëve tanë në vende të zhvilluara ekonomike, si për shembull të atyre në Gjermani, janë krijuar një mijë vende pune për qytetarë tanë.

Murati ka përmendur aktivitete të shumta të ministrisë , të cilën e drejton, si takimin me Odën e Avokatëve të njerëzve tanë nëpër botë, krijimin e asociacioneve të tjera të intelektualëve, ekspertëve të lëmenjve të ndryshëm, të artistëve etj, duke theksuar faktin  se shqiptarët migrantë në botë, më nuk janë vetëm force krahu, por edhe  krijues vlerash intelektuale e shkencore, madje edhe profesorë universitetesh të njohura dhe deputetë në parlamentet e vendeve ku jetojnë dhe veprojnë.

“Bashkatdhetarët tanë nëpër shtetet perëndimore duhet ta ruajnë identitetin e tyre kombëtar, por edhe të integrohen në vendet ku jetojnë dhe punojnë”, ka theksuar Murati, duke pohuar për dy vjet MD ka regjistruar 400 mijë pjesëtarë të diasporës sonë, dhe se po punohet për vënien në funksion të regjistrimit on-line.

Duke folur për arsimin shqip të fëmijëve nga radhët e mërgimtarëve tanë ai ka përmendur një var vështirësish dhe  problemesh, si: mplakja e kuadrit arsimor, financimi i financimit të rregullt të tyre, sigurimi i hapësirave për mësim plotësues, etj.

Në këtë kuadër ai është angazhuar që të universitetet publike, por edhe ato private në Kosovë dhe Shqipëri, të kujdesen për ngritjen e kuadrit të ri për mësimin plotësues në gjuhën shqipe, duke rezervuar një numër solid studentësh, nga fëmijët e mërgimtarëve, për të mbajtur gjallë dhe kultivuar gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtarë të trashëgimtarëve.

Ai, ndërkaq, ka pohuar se bashkë me ministritë e arsimit në Kosovë dhe Shqipëri po punohet për hartimin e korrikulave të përbashkëta për mësim plotësues në gjuhën shqipe, kurse ka thënë se nuk ka probleme për sa i përket furnizimit të nxënësve me tekste shkollore falas.

Ministri për Diasporë, Murati, është angazhuar për gjetjen e mundësive ligjore për përfaqësimin e  mërgatës dhe të diasporës sonë në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar nga deputetët që të mbështesin idenë për vendet  e rezervuara për mërgimtarët, çështje kjo që mund të zbatohet me ndryshimin e Kushtetutës.

Anëtarët e Komisionit, të pranishëm në takim: Blerta Deliu Kodra, Ismet Beqiri, Pal Lekaj Zafir Berisha dhe ,Luljeta Veselaj- Gutaj , por edhe deputetja Aida Dërguti, e cila nuk është anëtare e Komisionit, e kanë komplimentuar

z. Murati si rrallë ndonjë ministër tjetër për punën e tij dhe të dikasterit që e udhëheq.   

Ministri Murati kishte ardhur, ndërkaq, me ekip më të numërt të bashkëpunëtorëve se sa numri i anëtarëve të Komisionit, të  pranishëm në takim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)