18 Prill 2024

Mbahet debat publik për progresin e punës së komunës së Gjakovës

Gjakovë, 25 tetor - Komuna e Gjakovës do të organizojë sot debatin e dytë publik para qytetarëve dhe shoqërisë civile rreth zbatimit të masave kundër korrupsionit në Komunë. 

Debati publik me qytetarë parashihet me Planin për Integritet, hartuar dhe miratuar nga Komuna e Gjakovës në shkurt të vitit 2015.

Plani i Integritetit përmban masat për rritjen e transparencës dhe minimizimin e rreziqeve të korrupsionit në kuadër të komunës.

Ky plan është hartuar nga zyrtarët e lartë të Departamenteve të Komunës dhe nga Agjencia Kundër Korrupsion.

Hartimi i planit është mbështetur nga Programi Anti-Korrupsion i UNDP-së në Kosovë dhe financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Minstria e Puneve te Jashtme te Danimarkes.

Zbatimin e këtyre masave do t’a monitorojnë vetë qytetarët dhe shoqëria civile ku gjatë debateve publike ku do të raportohet mbi masat që ka ndërmarrur komuna për të luftuar korrupsionin, ata do të kenë mundësi për të shtruar pyetje dhe kërkuar sqarime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)