28 Mars 2024

Analistët dhe politikanët të mos prodhojnë përçarje mes shqiptarëve

Prishtinë, 24 tetor - Shkrimtari dhe publicisti shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti është shprehur kritik ndaj debatit pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd.

Në një intervistë dhënë “Epokës së re”, ai i ka ftuar analistët dhe politikanët nga Shqipëria dhe Kosova që të kenë kujdes me fjalën e tyre publike dhe të mos prodhojnë përçarje në mes të shqiptarëve.

Sipas tij, zhurma mediatike e krijuar tregon edhe për stereotipat krahinore, fetare e dialektore që i kanë krijuar shqiptarët për njëri-tjetrin.

Mehmeti ka vlerësuar paraqiten e Edi Ramës në Serbi, duke thënë se burrështetasit shqiptarë duhet të nxiten të mendojnë dhe të veprojnë ‘shqip’ dhe sa herë që u jepet rasti, të kontribuojnë në të mirën e gjithë shqiptarisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)