28 Mars 2024

Vazhdon sesioni i shtatë i seminarit Rose-Roth

Prishtinë, 24 tetor - Seminari Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s i cili po mbahet në Prishtinë do të vazhdojë sesioni e shtatë edhe gjatë ditës se sotme.

Gjatë këtij seminari do të diskutohet për parandalimin e radikalizmit dhe luftimit të terrorizmit.

“Rritja e ISIS-it i ka krijuar zonës Euro-Atlantike sfida të ripërtërira, për parandalimin e radikalizmit dhe luftimin e  terrorizmit.\"

\"Qeveritë e Ballkanit Perëndimor kanë prezantuar politikat strikte viza vi luftëtarëve të dyshuar të huaj, por më shumë duhet të bëhet për t’i kuptuar motivet e tyre dhe procesin e radikalizmit të tyre.\"

\"Prandaj është e rëndësishme të bëhet shkëmbimi i ekspertizës dhe praktikave më të mira. Panelistët, pra, do t’i paraqesin pikëpamjet e tyre mbi atë se si duhet trajtuar këtë sfidë në bazë të përvojave në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Në këtë seminar do të flasin edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)