28 Mars 2024

Sot në Prishtinë fillon punimet Seminari i Rose Roth i NATO-s,

Prishtinë, 22 tetor - Sot në Prishtinë fillon punimet Seminari i 93-të Rose Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në të cilin pritet të jenë më shumë se 100 pjesëmarrës, duke përfshirë gati 70 deputetë nga 21 vendet anëtare të NATO-s dhe vendet partnere.

Në takimin 3-ditor do të diskutohet për perspektivën e Kosovës në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe rolin evolues të NATO-s në rajon, që pason Samitin e Aleatëve të  Krerëve të Shteteve dhe të Qeverive, të mbajtur në muajin korrik, në Varshavë.

Ligjvënësit e NATO-s do t\'i shqyrtojnë zhvillimet politike, socio-ekonomike dhe të sigurisë në Kosovë, perspektivat për bashkëpunim të mëtejshëm ekonomik rajonal, si dhe reagimin e Ballkanit Perëndimor ndaj sfidave që vijnë nga terrorizmi ndërkombëtar dhe menaxhimi i fluksit të migrimit nëpër Evropë.

Seminari është organizuar në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, nën udhëheqjen e kryetarit të  Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s, z. Xhavit Haliti, dhe me përkrahjen e Qeverisë zvicerane.

Qëllimi kryesor i Seminareve Rose-Roth është që ta lehtësojë dialogun, që lidhet me çështjet e sigurisë rajonale, në mesin e ligjvënësve të NATO-s dhe vendeve partnere.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)