20 Prill 2024

Qeveria, e vendosur që demarkacioni të mos mbetet për vitin tjetër

Prishtinë, 19 tetor - Nuk ka ende përafrim të qëndrimeve ndërmjet pozitës dhe opozitës për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Faton Abdullahu, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, ka paralajmëruar se Qeveria së shpejti do ta riprocedojë për ratifikim në Kuvend marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se kabineti qeveritar do t’i respektojë afatet kohore në mënyrë që demarkacioni mos të mbetet për vitin e ardhshëm, por të zgjidhet këtë vit.

Gjithashtu, Abdullahu thotë se mbetet e hapur ftesa e kryeministrit për takim me liderët e opozitës.

Kurse përfaqësuesit e opozitës e kanë vlerësuar të kotë çdo përpjekje të Qeverisë për ta riproceduar demarkacionin në Kuvend.

Sipas tyre, kjo marrëveshje ka vdekur më 1 shtator në mungesë votash.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)