16 Prill 2024

Thaçi pranoi kredencialet e ambasadorit të ri të Zvicrës

Prishtinë, 29 shtator – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet.

Presidenti Thaçi i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Lebet, duke i ofruar mbështetje të plotë në mandatin e tij në Kosovë.

Ai ka thënë se Kosova dhe Zvicra do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer ndërshtetëror dhe ndërmjet dy popujve.

Nga ana tjetër, ambasadori i ri i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, ka theksuar se do të ruhet përkushtimi i Zvicrës për Kosovën, edhe pse ka pasur reduktime në përkushtimet tjera.

“Do të përkrahim zhvillimin dhe dialogun”, ka thënë ambasadori Lebet.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar ambasadorin Lebet për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit të Zvicrës për popullin e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)