29 Mars 2024

Mustafa vlerësoi përkrahjen e OSBE-së për proceset në Kosovë


Prishtinë, 28 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jean-Claude Schlumberger.

 

Gjatë takimit, u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm dhe përkrahjen e ofruar nga OSBE-ja për proceset demokratizuese dhe zhvillimore në Kosovë.

 

Kryeministri Mustafa e falënderoi ambasadorin Schlumberger për mbështetjen e tij gjatë punës në Kosovë, duke kërkuar përkrahje të mëtejme.

 

Ambasadori Jean-Claude Schlumberger vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së për Kosovën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)