26 Prill 2024

LDK kërkon strehim për familjet e dëbuar të Dardanisë në Hajvali

Prishtinë, 28 shtator - Kolegjiumi i LDK-së i Pesë Degëve të Prishtinës , reagon në lidhje me banesat kolektive të ndërtuar në Hajvali, ku qe tri vite me radhë nuk janë ndarë nga ana e Komunës së Prishtinës, banesa këto të ndërtuar për familjet e pozitave sociale dhe për ato kategorive të luftës.

Këto banesa janë ndërtuar nga ana e Qeverisjes së LDK-së, sa kishte mandat Z. Isa Mustafa, ku tani qe tri vite ato banesa janë të gatshme për banim por janë duke u mbajtur peng nga kryetari i tanishëm, Shpend Ahmeti dhe partia e tij Vetëvendosja, si dhe hallet e familjeve të dëbuar nga banesat në Dardani.

Në prononcimin e mbrëmshëm të Shpend Ahmetit në lidhje me banorët e dëbuar nga banesat në Dardani, se kinse nuk është në kompetenca të Komunës që ata banorëve t\'iu bënë ndonjë zgjedhje për të ngelur në ato banesa së paku përkohësisht, ai as që përmend faktin se ka në dispozicion 80 banesa në Hajvali qe tri vite, por i ka lan ato duke i ndenjur kot ato banesa.

Edhe grat dhe fëmijët protestuan te shtëpia e Shpend Ahmetit por ai prapë se prapë nuk deshi të bëjë së paku ndonjë zgjedhje të përkohshme për këta hallexhinj që mbeten pa kulm mbi kokë dhe që fshehu faktin se ka në dispozicion banesa fare të reja.

A mund të bëjë Komuna e Prishtinës ndonjë zgjedhje për këta banorë?

Banesat kolektive të cilat janë ndërtuar në Hajvali, në kohën  sa ka qeverisë LDK-ja dhe Z. Isa Mustafa me Prishtinën, janë ndërtuar dy ndërtesa me më se 80 apartamente, për familjet me nevojë si dhe për familjet e kategorive të luftës ku kanë përfunduar së ndërtuari dhe kanë qenë të gatshme për banim qysh në fillim të mandatit të Shpend Ahmetit.
Këto banesa janë të gatshme për banim qe tri vite ku Shpend Ahmeti dhe stafi i tij i drejtorëve nuk kanë tregu asnjëherë gatishmëri për ti nda ato banesa familjeve pa strehë dhe qe në Kosovë janë të shumtë.


Komunës së Prishtinës nuk i ra ndërmend dhe as që deshi, as kësaj radhe, ku banorët e dëbuar nga banesat e Dardanisë, të kujtohet dhe ti akomodojë këta banor që tani kanë mbet në pik të hallit pa kulm mbi kokë, bile ti strehojë së paku përkohësisht.

Qëllimi i Shpend Ahmetit dhe partisë së tij është që, këto banesa ti konvertojë në vota dhe vetëm atëherë kur të fillon fushata e zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen në vjeshtë të vitit të ardhshëm, ti ndaj ato për klienturën të cilën është duke u munduar ta krijoj VV nëpërmes këtyre marifeteve e jo që të brengoset për hallet e qytetarëve të sajë edhe kur ato kanë probleme...por VV dhe Shpend Ahmeti me stafin e sajë vetëm trumbetojnë fjalor koti nëpër media, por jo edhe punë dhe angazhim të cilët kanë obligim karshi qytetarëve të Prishtinës për mirëqenien e tyre si dhe ndaj mandatit që kanë për t\'iu ofrua qytetarëve mirëqenie si dhe në këtë rastin e fundit strehë qytetarëve të pa strehë të Dardanisë.

LDK e Prishtinës kërkon qe në mënyrë urgjente ta shqyrtoi çështjen e 80 banesave në Hajvali dhe ti ndaj ato në mënyrën më të mirë për qytetarët e kategorive të destinuara të Prishtinës, apo ti së paku ti strehoj përkohësisht banorët e dëbuar nga banesat e Dardanisë deri sa atyre tu bëhet ndonjë zgjidhje e duhur.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)