28 Mars 2024

Thaçi: Peres për Kosovën, mbetet mik që e ka përkrahur vendin tonë

Prishtinë, 28 shtator - Presidenti i Republikës së Kosovës,  Hashim Thaçi, ka deklaruar se për Izraelin, Shimon Peres do të mbetet burrështetasi që gjysmë shekulli e kaloi në shërbim të vendit.

\"Me pikëllim e mora lajmin për vdekjen e njërit nga protagonistët kryesorë të përpjekjeve për paqe në Lindjen e Afërt dhe në botë, por edhe mikut tim dhe të Kosovës, laureatit të Nobelit për Paqe, z. Shimon Peres\", ka shkruar ThaUi në Facebook.

Sipas tij për Izraelin, Shimon Peres do të mbetet burrështetasi që gjysmë shekulli e kaloi në shërbim të vendit.

Për botën ai do të mbetet një nga arkitektët kryesorë të Marrëveshjes së Oslos për Paqe dhe lideri që ka forcuar lidhjet e shtetit të tij me vendet e botës demokratike.

\"Për Kosovën, ai do të mbetet një mik që e ka përkrahur vendin tonë në ditët më të vështira dhe që e ka promovuar të drejtën e popullit tonë për liri dhe barazi. Këtë na e ka thënë kur na ka pritur në Jerusalem, por ia ka thënë hapur edhe tërë botës. Do ta respektojmë dhe do ta vlerësojmë kujtimin për të si një mik i përjetshëm i Kosovës dhe i popullit të saj\", ka theksuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)