16 Prill 2024

Ndjekjet penale për krime lufte janë të rëndësishme për të ndihmuar Kosovën

Prishtinë, 26 shtator - Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairí O’Connell dhe Bekim Blakaj, Drejtor i Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH), sot nënshkruan marrëveshjen për vazhdimin e mbështetjes së punës së vlefshme të FDH për monitorimin dhe raportimin e gjykimeve për krime lufte, krimeve të motivuara politikisht dhe krimeve mbi bazë etnike në Kosovë.

Projekti do të monitorojë, analizojë dhe publikoj në mënyrë profesionale, të qartë dhe të paanshme të dhënat lidhur me gjykimet e krimeve të luftës, me qëllim të informimit më të saktë të publikut dhe promovimit të transparencës së gjyqësorit.

Ambasadori O’Connell theksoi: “Krimet e motivuara etnikisht dhe politikisht në të kaluarën janë çështje të ndjeshme që me arsye shkaktojnë emocione të forta.

Por, ballafaqimi me të shkuarën është jetik për progresin e vazhdueshëm të Kosovës. Duke i bërë këto gjykime të hapura dhe të qartësuara si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, Fondi për Drejtësi Humanitare është duke dhënë një shërbim jetik. Paqja dhe pajtimi vijnë vetëm atëherë kur popujt e Ballkanit kanë qasje në të vërtetën se cfarë ka ndodhur në Kosovë dhe gjithandej. Mu për këtë jam shumë i kënaqur që do të vazhdojmë financimin në mbështetje të këtij projekti.”

Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare tha: \"Ndjekjet penale për krime lufte janë të rëndësishme për të ndihmuar Kosovën të përmbyllë të kaluarën e saj, dhe kështu të kontribuoj në stabilitetin afatgjatë në vend dhe në Ballkanin Perendimor.

Megjithatë, sot gjykimeve për krime lufte në Kosovë u mungon profesionalizmi dhe paanshmëria. Ky projekt është i vetmi që në mënyrë sistematike monitoron të gjitha gjykimet për krime lufe. Projekti është mirëpritur në sferën profesionale gjyqësore si një kontribut me vlerë në përmirësimin e cilësisë, transparencës dhe llogaridhënies së gjyqësorit. Për më tepër, projekti synon të rris qasjen dhe të kuptuarit e këtyre gjykimeve para publikut të Kosovës dhe të zhvilloj gjeneratën e ardhshme të juristëve të talentuar, dhe të siguroj një përvojë shumë të nevojshme për praktikantët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)