20 Prill 2024

Referendumi për Republikën e Kosovës, shpallje e vullnetit për liri

Prishtinë, 26 shtator - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka përkujtouar sot 25 vjetorin e Referendumit për Republikën e Kosovës.

\"Në atë referendum qytetarët e Kosovës morën pjesë masivisht, 87.01%, e prej pjesëmarrësve, 99.87% votuan PËR\", ka shkrur ai në Facebook.

Sipas tij ajo votë ishte shpallje e vullnetit për liri të një populli të shtypur e të diskriminuar nën Jugosllavi, të një populli të rënë pre e hegjemonisë shoviniste dhe e racizmit shtetëror të Serbisë. Ajo votë në referendum ishte përpjekja demokratike për çlirim kombëtar, përpjekje e cila ra në vesh të shurdhët ndërkombëtarisht, gjë që çoi tek Lufta Çlirimtare. Mësimi është i vlefshëm ende sot, në kohën kur referendumet po i lejohen shtypësve, por nuk po i lejohen të shtypurve.

Ky mësim është i tillë: Asnjë popull në botë, pra as shqiptarët, nuk durojnë të jenë të pabarabartë. Nuk durojnë të trajtohen si kusur, për shuarjen e apetiteve gjeopolitike të tjetërkujt. Çdo përpjekje për normalizim të pabarazisë, të diskriminimit, apo të heqjes së sovranitetit të një populli, në këtë rast popullit tonë, e cenon të ardhmen paqësore të regjionit. Ndaj të mos përsëritet gabimi që u bë duke mos e dëgjuar zërin e të shtypurve, në Referendumin për Republikën e Kosovës në vitin 1991.

\'Shpallja e pavarësisë më 2008, pa e përfshirë popullin në të as si përpjekje çlirimtare e as si aktualitet demokratik, bëhet një zë i pavarësisë paradoksalisht i shkëputur nga trupi e nga truri që kanë nevojë për atë pavarësi. Ky zë i shkëputur nga trupi e nga truri i kombit, flet fjalët e tjetërkujt\", ka thënë ai.

Sipas tij ajo shpallje e ka futur Kosovën në një proces dialogu pa principe e të pakushtëzuar, a thua se dekadat e diskriminimit, shtypjes dhe racizmit, na qenkan shkaktuar si pasojë e mungesës së komunikimit mes palëve. Ne e dimë se ai racizëm e diskriminim rrënjët i ka në prirjen e një segmenti të rëndësishëm të politikës serbe për të hegjemonizuar Ballkanin Perëndimor, dhe pa u këputur ato rrënjë, asnjë dialog nuk mund të prodhojë normalizim, pasi do të mbetet dialog mes kasapit edhe viktimës.

\"Sot, qeverisja e Kosovës është bërë qeverisje kompromisesh me Serbinë. Është lëshim pe e shpesh edhe gjunjëzim para saj. Por, sot populli është i gatshëm që të marrë pjesë në çështjet kryesore të Republikës, pavarësisht se e drejta për referendum po u mohohet me kushtetutë. Këtë gatishmëri po e tregon me pjesëmarrje në protesta, ku masivisht dhe vendosmërisht e ka ndalur këtë Qeveri në jetësimin e planeve të përbashkëta me Serbinë, sigurisht të dëmshme për Kosovën\", ka thënë ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)