19 Prill 2024

Ambasada gjermane: Bëni debat paqësorë, demokratik dhe konstruktiv

Prishtinë, 31 gusht - Ambasada gjermane në Prishtinë, përmes një postimi në faqen e saj në facebook ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që nesër të jenë të matur në seancën për demarkacionin.

“Duke marrë parasysh ngjarjet e fundit dhe seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, ne bëjmë thirrje për një debat paqësor, demokratik dhe konstruktiv”, shkruan ambasada e Gjermanisë, në vendin tonë.

Të gjitha pikëpamjet politike kanë të drejtë të dëgjohen dhe protestat paqësore janë e drejtë e cdo qytetari në demokraci, thuhet më tej në shkrimin e ambasadës gjermane.

“Sidoqoftë, kërcënimet apo përdorimi i dhunës për t’i frikësuar kundërshtarët politikë dhe për të influencuar debatet është diçka e papranueshme. Ne i inkurajojmë të gjitha palët të kenë parasysh të gjeturat e fundit të Komisionit Internacional të ftuar nga Presidentja Jahjaga në Mars të këtij viti i cili erdhi në përfundim se procesi I shënjimit të vijës kufitare “ishte konform normave internacionale”’, përfundon mesazhi I Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)