25 Prill 2024

O'Connell: Nepotizmi janë kancer që e shkatërrojnë Kosovën

rishtinë, 31 gusht – Ambasadorin e Mbretësisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O'Connell, ka deklaruar se korrupsioni dhe Nepotizmi janë kancer që e shkatërrojnë Kosovën.

"Kultura e pandëshkueshmërisë ende i lejon politikanët e lartë të vazhojnë me krimin. Nëse kjo vazhdon, do të shkatërrojë shtetin. Unë e kuptoj pse qytetarët e Kosovës e kanë humbur besimin në institucionet e tyre. Dhe kjo është arsyeja pse ne po punojmë kundër këtyre çështjeve\", ka thënë ai.

Sipas tij dhuna politike shkatërron shtetin poashtu. Kosovarëve me siguri ju kujtohet, më mirë se mua, dhuna politike dhe vrasjet e pas luftës, si dhe kaosi dhe frika që ishte shkaktuar në Kosovë.

\"Duke i deklaruar njerëzit tradhtarë dhe armiq të shtetit sepse ata nuk pajtohen me ju, do të dëmtojë diskursin politik. Do të dëmtojë liritë për të cilat Kosova luftoi për aq kohë. Duke kërcënuar dhe duke përdorur dhunë do ta kthej Kosovën prapa në ditët e errëta të vrasjeve politike. Duke i akuzuar fqinjët tuaj që po përpiqen t’ju marrin tokë, do ta lë Kosovën pa miq (dhe meqë ra fjala ratifikimi i kufijve zakonisht e forcon miqësinë në mes të shteteve)\", ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij Çështja e demarkacionit të kufirit është çështje bilaterale në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Askush nuk i ka kërkuar Kosovës të ndryshojë kufirin e saj me Malin e Zi. Askush nuk e ka detyruar Kosovën të jap tokë. Marrëveshja konfirmon kufijtë aktual; demarkacioni përcakton ku ndodhet kufiri, jo ku ‘duhet’ të jetë. Por, Kosova është shtet Sovran, I pavarur dhe është e drejtë që Kuvendi i Kosovës të vendosë a duhet ta ratifikojë marrëveshjen. Eshtë përgjegjësi e juaj.

\"Shpresoj që debati, protesta dhe votimi nesër do të zhvillohen në frymë të hapur, duke lënë mënjanë dhunën që ka karakterizuar këtë çështje deri më tani\", ka thënë ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)