28 Mars 2024

Kosova krenohet me simbolin global të humanizmit, Nënën Terezë

Prishtinë, 30 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Gjatë takimit, Imzot Dodë Gjergji, ka shprehur mirënjohjen e Kishës Katolike për përkrahjen dhe kontributin e Qeverisë së Kosovës në organizimin e aktiviteteve me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë.

Imzot Dodë Gjergji, po ashtu, i ka dorëzuar kryeministrit Mustafa ftesën zyrtare për koncertin që do të organizohet në Vatikan, me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë.

Kryeministri Isa Mustafa shprehu respektin dhe krenarinë e jashtëzakonshme që ndjen çdo shqiptar dhe çdo qytetar i Kosovës për shenjtërimin e Nënës Terezë.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi rëndësinë e madhe që ka për Kosovën organizmi i aktiviteteve dhe shprehja e nderimeve institucionale dhe qytetare për simbolin global të mirësisë, dashurisë e humanizmit, Nënën Terezë.

Qeveria e Kosovës, me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës,  ka organizuar dhe ka mbështetur shumë aktivitete, duke filluar që nga shpallja e vitit 2016 “Vit të Nënë Terezës”, nga ana e Qeverisë. Ndërkaq, në shtator, në Vatikan, mbështetur nga Qeveria e Kosovës, do të organizohet një koncert madhështor ku do të përformojnë yje të shumta të muzikës duke përfshirë Rita Orën, dhe  shumë artistë të mëdhenj të muzikës shqiptare dhe më gjerë. Të ftuar në këtë koncert do të jenë personalitete nga Vatikani, nga Italia, nga Shqipëria, nga Kosova dhe shumë vende tjera të botës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)