20 Prill 2024

Kërkohet përgjegjësi më e madhe ndaj Kuvendeve Komunale

Prishtinë, 29 gusht - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka vlerësuar se rritja e transparencës në komuna është inkurajuese, por kërkohet përgjegjësi më e madhe e Kryetarëve ndaj Kuvendeve Komunale.

Naim Cahani zyrtar i KDI-s gjatë konferencës, ka deklaruar se transparometri komunal, një mekanizëm I matës I transparencës së komunave në katër shtylla: Kuvendi Komunal, Ekzekutivi, Financat e komunës dhe Interaktiviteti me qytetarë është publikuar për herë të tretë që nga 2015 dhe skenon punën e qeverisjes lokale në baza gjashtë mujore.

"Gjashtë komunat e regjionit të Prizrenit, në periudhën Janar-Qershor 2016 kanë treguar këtë performancë: Komuna e Rahovecit ka qenë komuna më transparente nga gjashtë komunat tjera me 70.7 %. Pas saj renditen Komuna e Malishevës (61.9 %), Komuna e Prizrenit (59.6 %), Komuna e Suharekës (56.2 %), Komuna e Dragashit (54.0 %) dhe Komuna e Mamushës me (23.1%)", ka theksaur ai.

Sipas tij komunat që kanë qenë pjesë e këtij hulumtimi në mënyrë progresive kanë dëshmuar për përmirësim në transparencë, megjithatë ka hapësirë për të ngritur transparencën në këto fusha: Kryetarët e Komunave të regjionit të Prizrenit të publikojnë planin vjetor të punës në secilin vit fiskal, Komunat e regjionit të Prizrenit (pos Suharekës) duhet të shtojnë përpjekje në transparencë më të madhe në shpenzimet e parasë publike duke promovuar transparencë përmes publikimit të planit vjetor të prokurimit publik.

"Katër kryetarët e komunave (Prizren, Rahovec, Suharekë dhe Mamushë) duhet të raportojnë në baza periodike në Kuvendin e Komunës për realizimin e punëve në periudha gjashtëmujore. Komunat duhet të fokusohen që për secilin dikaster komunal të ofrohet listë e hollësishme duke përfshirë mënyrën dhe procedurat e marrjes së shërbimeve komunale. Hapjen e të dhënave dhe statistikave për publikun e që do të mund të ndikonte në zhvillim të qëndrueshëm komunal dhe transparencë të shtuar", ka theksur ai

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)