24 Prill 2024

VV: Vetëm mobilizimi qytetar e shpëton Kosovën nga klani Pronto

Prishtinë, 24 gusht - Sot, në konferencën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! lidhur më përgjimet që vazhdojnë të publikohen, Donika Kadaj-Bujupi dhe Ylli Hoxha folën rreth përgjimeve të dy ditëve të fundit, si dhe përsëriten kërkesën për dorëheqje të protagonistëve të kësaj afere të përgjimeve.

Anëtari i Kryesisë, Ylli Hoxha, shprehu shqetësimin në lidhje me kontrollin e klanit Pronto brenda Policisë së Kosovës.

“Tash mund të paramendojmë qartë se si arrestohen aktivistët e VETËVENDOSJE!-s. Shumë lehtë mund të paramendojmë se si Grabovci e thërret ‘dostin’ e tij, Shpend Maxhunin, apo tash drejtorin e ri të Policisë së Kosovës, dhe i jep urdhër që të arrestojë kundërshtarët e tyre politikë, që pengojnë aktivitetin kriminal të klanit Pronto. Njerëzit që i punëspon Grabovci në Polici, në përgjime i thonë “çka t’na thush ti ne kem me bo”. Hierarkia është e qartë. Kriminelët e klanit Pronto janë kryeprokurorë, edhe kryetarë gjykatash, edhe drejtorë policie, edhe drejtorë ndërmarrjesh publike, edhe drejtorë të televizionit publik”, është shprehur Hoxha.

Hoxha kërkoi mobilizim qytetar, duke bërë thirrje për pjesëmarrje në protesta gjithëpopullore, pasi që Policia e Prokuroria janë shndërruar në vegël të klanit Pronta, ashtu sikurse transmetuesi publik RTK është shndërruar në zëdhënës të këtij klani.

Kurse, deputetja dhe anëtarja e Kryesisë, Donika Kadaj-Bujupi, theksoi manipulimet me listat e veteranëve, gjë që dëshmohet në përgjimet e fundit.

“Nga ky përgjim i rradhës u dëshmua qartë se përveç manipulimit me subvencione, punësime, pensione, tendere publike, një segment tjetët për blerjen e votave ka qenë statusi i veteranit. Pra, në shpërblim të votave, këta e shiten statusin e veteranit, duke abuzuar me vlerat e UÇK’së e të veteranëve të vërtetë, të cilët këta matrapazë e shndërruan në pazar votash”, deklaroi Kadaj-Bujupi.

Në fund, u kërkua dorëheqja e kokave të krimit dhe protagonistëve të klanit Pronto, si dhe u bë thirrje për mobilizim qytetar, duke filluar nga 1 shtatori. Kadaj-Bujupi ftoi gjithë qytetarët që në protestën e 1 shtatorit të mbushin sheshet e Prishtinës, pasi që vetëm kështu mbrohet Republika.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)