28 Mars 2024

KFOR, ndër institucionet më të besuara dhe respektuara në Kosovë

Prishtinë, 24 gusht - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral-Majorin Guglielmo Luigi Miglietta.

Presidenti Thaçi falënderoi atë për punën dhe kontributin e tij që ka dhënë gjatë këtyre viteve në ruajtjet e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

“Ju falënderoj për punën që keni bërë si komandant i KFOR-it në Kosovë. Falë edhe përkushtimit tuaj, KFOR-i mbetet ndër institucionet më të besuara dhe respektuara në Kosovë”, tha presidenti Thaçi, duke shtuar se prezenca e NATO-s në Kosovë është garanci për stabilitetin dhe paqen në rajon.

Nga ana tjetër, komandanti i KFOR-it, Gjeneral-Major Guglielmo Luigi Miglietta ka falënderuar presidentin Thaçi për bashkëpunimin e mirë që ka pas me të gjitha institucionet në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)