26 Prill 2024

Çollaku priti në takim lamtumirës shefin e zyrës së BE-së Samuel Zhbogar

Prishtinë, 24 gusht – Ministri i Integrimit Evropian z. Bekim Çollaku, priti sot në takim lamtumirës  përfaqësuesin special të BE-së njëherësh shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Samuel Zhbogar.

Ministri Çollaku ka falënderuar z.Zhbogar për kontributin dhe punën e tij të palodhshme në Kosovë, e posaçërisht në avancimin e agjendës evropiane për Kosovën.
Ministri Çollaku theksoi se bashkëpunimi dhe puna e madhe që është bërë gjatë viteve të fundit është kurorëzuar me suksese të jashtëzakonshme në agjendën evropiane duke nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe marrjen e rekomandimit për liberalizimin e vizave. Përderisa e para, ka hyrë në fuqi dhe ka filluar të zbatohet, vendimi për heqjen e vizave pritet të merret deri në fund të këtij viti, theksoi Ministri Çollaku.

Në fund të takimit, Ministri Çollaku i uroi shumë suksese z. Zhbogar në misionin e tij të ri dhe premtoj që Ministria e Integrimit Evropian do të vazhdoj bashkëpunimin e ngushtë me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe institucionet e BE-së në Bruksel.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)