28 Mars 2024

Autorët e akteve kriminale të nxirren para drejtësisë

Prishtinë, 23 gusht - Pak ditë pas sulmit me predhë mbi objektin e Kuvendit të Kosovës, mbrëmë u sulmua edhe Radiotelevizioni i Kosovës.

Lëvizja për Bashkim, sulmet e tilla mbi institucionet shtetërore e publike të Kosovës, i cilëson si akte qyqare, ndërsa mënyrën e tillë të përpjekjes për arritjen e qëllimeve, si të mjerë.

\"Përpjekja për t’u imponuar medieve në mënyrë të dhunshme agjenda politike, edhe në rastet kur ato cilësohen si më të drejtat, është e papranueshme dhe e dënueshme. Nëse secili që konsideron se ka të drejtë do t’ia lejonte vetes përdorimin e dhunës ndaj tjetrit, vendi do të shkonte drejt një kaosi total.\"

Prandaj, Lëvizja për Bashkim e dënon fuqishëm këtë tendencë të instalimit të praktikës së dhunës ndaj institucioneve të vendit dhe kërkon nga organet e rendit që sa më parë t’i gjejnë dhe t’i vënë para drejtësisë autorët e këtyre akteve kriminale

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)