19 Prill 2024

Selimi vazhdon t’i mbajë jashtëligjshëm dy funksione

Prishtinë, 29 korrik - Zëvendësministri Petrit Selimi është duke e ushtruar funksionin e koordinatorit nacional të Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) për Kosovën në kundërshtim me dy vendime që Qeveria i ka marrë javën e shkuar.

Sipas tyre, i tillë funksion nuk mund të ushtrohet nga zyrtarë që kanë funksione politike, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështetur në llogarinë “@MCCKosovo” në rrjetin social “Twiter”, në kapacitetin prej koordinatori nacional, Selimi bashkë me ekonomistin kryesor në Zyrën Sfidat e Mijëvjeçarit, Alban Zogaj, të martën ka zhvilluar një takim në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Njoftimit i është bashkëngjitur edhe një fotografi. Detaje të tjera nuk janë dhënë.

Ka ndodhur kjo, pavarësisht se të premten e javës së shkuar Qeveria ka ndryshuar dy dokumente që ndërlidhen me pozitën e koordinatorit nacional.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)