29 Mars 2024

AAK-ja: Komuna dështoi në projektin Peja pret Diasporën

Pejë, 28 korrik - Dega e AAK-së në Pejë ka akuzuar qeverisjen komunale për dështim të projektit tradicional “Peja pret Diasporën”. “Projekte të shumta kulturore, të themeluara si manifestime tradicionale po mbyllen në Pejë.

 Po shkurtohen dhe po varrosen nga kryetari i Pejës dhe vartësit e tij. Pas fundosjes tash e dy vjet të manifestimit tradicional ‘Kultura pejane ndër vite’, në këtë vit, Komuna e Pejës, ka fundosur edhe Manifestimin bindshëm më të rëndësishëm tradicional të kësaj fushe ‘Peja pret Diasporën’”, është thënë në reagimin e Degës së AAK-së në Pejë. Sipas AAK-së, fajtor për dështimin e këtij projekti është drejtori i Kulturës në këtë komunë, Engelbert Zefaj.

Sipas këtij subjekti, Zefaj për të mbuluar dështimin e manifestimit tradicional në fjalë, po përdorë pozitën prej drejtori, duke shfrytëzuar mediet për propagandë improvizuese. “Drejtori i Kulturës në përpjekje për të qenë më bindës tek publiku (diaspora prezent), merr shembull fëmijët e motrës së tij, të cilët gjatë kohës sa paskan qenë në Pejë për pushime nga diaspora, çdo ditë për dy javë rresht, qenkan angazhuar në qendrën ‘At Lorenc Mazreku’, në aktivitetet e kësaj qendre, e cila nën mbikëqyrjen e Komunës, po organizonte manifestime për diasporën. Zefaj përmend si aktivitet për diasporën edhe ‘Lojërat tradicionale të Rugovës’. Këtë e bënë vetëm sa për improvizim, sepse AAK është e bindur, se edhe Zefaj e di, që lojërat tradicionale të Rugovës janë projekt në vete, shumë më i vjetër në dekada, se sa tradita projektit të pritjes së Diasporës, që ishte nisme e vitit 2008 nga qeverisja e AAK-së në Pejë”, është thënë në këtë reagim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)