25 Prill 2024

Vihet në pikëpyetje konferenca për demarkacionin

Prishtinë, 28 korrik - Janë adresuar tashmë ftesat për pjesëmarrje në konferencën shkencore për kufirin me Malin e Zi, e planifikuar për 3 gusht.

Janë ftuar edhe përfaqësues të rreth 40 institucioneve shtetërore e publike, që Kuvendi ka vlerësuar se mund të kenë informacione relevante për kufirin. Kjo ka irrituar ekspertët.

Një nga ta i ka thënë “Kohës Ditore” se janë të gatshëm të tërhiqen nga konferenca, në rast se provohet që kjo ngjarje e karakterit shkencor të kthehet në “kanagjeq” të dominuar prej përfaqësuesve shtetërorë.

Opozita do që në konferencë të participojnë edhe ekspertët e përzgjedhur prej tyre. AAK-ja do që ta ketë kryetarin e saj, Ramush Haradinaj. Deri tash përgjigjja për ta mungon. Por përgjigje pozitive i është dhënë kërkesës për pjesëmarrje të përfaqësuesit të malazezëve.

Kryeparlamentari Kadri Veseli është përcaktuar që të ftojë përfaqësuesit e rreth 40 institucioneve shtetërore e publike për t’u përballur me ekipin e ekspertëve në konferencën për demarkacionin me Malin e Zi.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)