27 Prill 2024

Emini priti ambasadorin e Republikës së Çekisë

Prishtinë, 26 korrik - Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane,  Njomza Emini, priti ambasadorin e Republikës së Çekisë në Prishtinë z, Ivo Shilhaj (Ivo Šilhavý), me të cilin  bisedoi lidhur me punën e komisionit, të cilin e drejton, si dhe procesin e integrimit evropiane të Kosovës.

Znj. Emini ka falënderuar ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme të Republikës së Çekisë për Kosovën, duke e shprehur  vullnetin për forcimin e bashkëpunimit edhe më të thellë , në të ardhmen , ndërmjet dy vendeve. 

Ambasadori i Republikës së Çekisë në Prishtinë, z. Ivo Shilhaj, e falënderoi deputeten për pritjen dhe vlerësoi punën e komisionit, si dhe shprehi gatishmërinë për  të bashkëpunuar me komisionin parlamentar, në fushën e integrimit evropian të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)