23 Prill 2024

Italia mbështet Kosovën drejt procesit të Integrimit në BE

Prishtinë, 26 korrik - Ministri për Integrim Evropian z.Bekim Çollaku priti në takim Ambasadorin  e ri të Italisë në Kosovë, Sh. T. z. Piero Cristoforo Sardi.

Ministri Çollaku i uroj mirëseardhje Ambasadorit  Sardi dhe falënderoi për mbështetjen që Italia i ka ofruar Kosovës në procesin e shtet-ndërtimit dhe procesit të Integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, duke shprehur bindjen se kjo përkrahje do të rikonfirmohet edhe në procesin e vendimarrjes për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Gjithashtu, ministri Çollaku e informoi Ambasadorin Sardi rreth agjendës së reformave me fokus në zbatimin e obligimeve të cilat rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit.

Ndërkaq, ambasadori i Italisë në Kosovë, Sh. T. z. Piero Cristoforo Sardi  konfirmoi gatishmërinë e qeverisë Italiane për forcimin e bashkëpunimit biletaral me Kosovën, me fokus në rritjen e prezencës së investitorëve italianë në Kosovë.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se përkundër sfidave të brendshme me të cilat po ballafaqohet Bashkimi Evropian, perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet e palëkundur, gjë e cila është konfirmuar edhe në Samitin e Parisit në mes të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)