25 Prill 2024

Isufi i bën thirrje Qeverisë të tërhiqet nga demarkacioni me Malin e Zi

Prishtinë, 26 korrik - Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi i ka bërë thirrje Qeverisë të tërhiqet dhe të dëgjojë zërin e ekspertëve sa i përket çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Isufi ka thënë se deputetët nuk duhet të bien në lajthitjet për ta votuar versionin aktual të demarkacionit por, sipas tij, duhet ta dëgjojnë zërin e ekspertëve dhe të binden se versioni i Komisionit qeveritar nuk është i vërtetë.

Isufi ka shprehur optimizëm se tryeza e 3 gushtit për demarkacionin do të nxjerrë në shesh të vërtetën mbi kufirin e Kosovës me Malin e Zi.

Ai ka thënë se në këtë tryezë ekspertët eminentë do të tregojnë se pikat kufitare Kulla e Zhlepit dhe Çakorri janë të padiskutueshme në bazë të hartave dhe dokumentacionit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)