18 Prill 2024

Tahiri priti në takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë, Mats Staffansson

Prishtinë, 25 korrik - Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë jo rezident për Kosovë, Mats Staffansson, i cili shoqërohej edhe nga shefi i misionit të Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson, me të cilët ka biseduar për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Suedisë, situatën politike në vend dhe rajon, agjendën euroatlantike të Kosovës dhe dialogun e Brukselit.


Ministrja Tahiri fillimisht falënderoi ambasadorin Staffanson për përkushtimin dhe punën e tij për avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve duke vlerësuar përkrahjen e veçantë të Suedisë ndaj Kosovës për reformat euroatlantike si për mbështetjen e Kosovës për MSA-në por edhe për procesin e liberalizimit të vizave. Ministrja Tahiri tha se trashëgimia juaj diplomatike në marrëdhëniet tona bilaterale do të jetë bazë e fuqishme për thellimin e mëtejmë të tyre. Ajo tha se Qeveria e Kosovës me politikat e saj reformatore dhe luftën ndaj korrupsionit po krijon një mjedis të favorshëm për investime ekonomike dhe shprehu interesimin që marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve të intensifikohen më tej. Ajo gjithashtu vlerësoi edhe gatishmërinë e Qeverisë së Suedisë për ngritjen e nivelit të përfaqësimit në Kosovë në nivel të ambasadorit në një të ardhme të afërt.


Ndërsa, ambasadori Staffansson në anën tjetër ka vlerësuar lartë bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve dhe ka premtuar se Suedia vazhdon të jetë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe strukturave euroatlantike. Ai gjithashtu tha se, Kosova po dëshmon kontributin për paqe dhe fqinjësi të mirë në rajon dhe angazhimi i saj serioz në dialogun e Brukselit është për t\'u çmuar, sepse Kosova po punon për ardhmërinë e vet evropiane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)