28 Mars 2024

Suedia prej shtatorit do të ketë ambasadorin e saj në Kosovë

Prishtinë, 25 korrik - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,priti sot ambasadorin jorezident të Suedisë, Mats Staffansson.

Ambasadori Staffansson në këtë takim e njoftoi presidentin Thaçi se Suedia ka vendosur që të rris përfaqësimin e saj në Kosovë dhe se prej shtatorit do të ketë ambasador të Suedisë në Prishtinë.
 

Presidenti Thaçi e mirëpriti këtë lajm të mirë dhe shprehu mirënjohje për këtë vendim të rëndësishëm për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Suedisë.

 
“Ju faleminderit për vlerësimin që i bëni marrëdhënieve tona. Suedia ka qenë dhe mbetet vend mik i Kosovës”, tha presidenti Thaçi.

 
Ambasadori Staffansson u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin e tij me autoritetet kosovare.

 
 “Urime për njohjen e re të shtetit të Kosovës”, tha ambasadori Staffansson, i cili presidentit Thaçi i shprehu ngushëllime edhe për humbjet tragjike të jetëve të qytetarëve me prejardhje nga Kosova në sulmet në Mynih.

 

Presidenti Thaçi e falënderoi ambasadorin Staffansson për përkrahjen dhe për bashkëpunimin e tij të deritashëm.

 

Suedia ka ambasadë në Kosovë, por deri më tash ambasador për Kosovën dhe për Shqipërinë ka qenë ambasadori i Suedisë në Shkup, kurse prej shtatorit do të ketë ambasadorin e saj  në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)