26 Prill 2024

Murtezaj: Ekspertiza e Hungarisë për integrim në BE e mirëseardhur

Prishtinë, 25 korrik -  Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj ka takuar sot ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz me të cilin kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fusha të interesit të përbashkët.

Murtezaj e ka falënderuar ambasadorin Markusz për mbështetjen dhe ekspertizën që shteti hungarez po e ofron për Republikën e Kosovës, në proceset integruese evropiane për faktin se Hungaria si një shtet që ka kaluar nëpër këto procese mund të ofroj përvojën e saj në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Zëvendësministri Murtezaj dhe ambasadori Markusz e kanë vlerësuar të nevojshëm thellimin e bashkëpunimit sidomos në fushën e ekonomisë, me ç’rast Murtezaj ka shprehur gatishmërinë e shtetit të Kosovës për të mirëpritur investimet e huaja në vend, me theks të veçantë ato me prejardhje nga Hungaria.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)