20 Prill 2024

Republika e Kosovës është njohur nga Republika e Surinames

Prishtinë, 22 korrik - Kryeministri, Isa Mustafa ka bërë të ditur se ka marr lajmin që Republika e Kosovës sot është njohur nga Republika e Surinames.

Ky lajm i mirë sipas Mustafes vjen pikërisht në ditën kur Kosova shënon gjashtë vjetorin e mendimit këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas të cilit, shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Ky vendim i dha një mbështetje të fuqishme shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës si dhe konfirmoi legjitimitetin dhe të drejtën e popullit të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran.

Republika e Kosovës tashmë është njohur nga 112 shtete të botës.

\"Me përkushtimin maksimal të qytetarëve dhe institucioneve të saj, si dhe me përkrahjen e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë në krye me SHBA-të, Kosova po bën hapa të mëdhenj në zhvillimin ekonomik, në proceset integruese euroatlantike dhe në fuqizimin e shtetit ligjor.\"

\"E ardhmja e Kosovës është anëtarësia në Kombet e Bashkuara, në NATO dhe në gjirin e familjes evropiane\".

\"Andaj, ftoj të gjitha subjektet politike që të lenë anash agjendat partiake dhe të jenë pjesë e proceseve që forcojnë sovranitetin e shtetit, i hapin udhë liberalizmit të vizave dhe proceseve tjera integruese si dhe krijojnë mundësi për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës\", theksoi Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)