28 Mars 2024

Krijohet Rrjeti i zyrtarëve ndërlidhës komunalë për Diasporë

Prishtinë, 1 korrik - Këtë muaj, kur fillon  fushata “Ti je pjesë e atdheut”, gjatë “Ditëve të diasporës”, që bashkëpunimi i Ministrisë me komuna të jetë më efikas në koordinimin e aktiviteteve, organizuar nga Ministria e Diasporës në bashkëpunim me programin DEED të UNDP-së dhe IOM-in,  sot u mbajt punëtoria me zyrtarët ndërlidhës komunalë për diasporë.

Kjo punëtori u mbajt nga zyrtarë të MeD-së. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte qasja e përgjithshme ndaj diasporës, gjetja e mënyrave të komunikimit dhe raportimit mes komunave dhe MeD-së, koordinimi i aktiviteteve për diasporën, qasja ndaj kulturës dhe arsimit në diasporë, strategjia e diasporës dhe bashkëpunimi me donatorët, regjistri i diasporës dhe rëndësia e tij, fuqizimi i lidhjeve me diasporën, si dhe tërheqja e investimeve.

Me krijimin e këtij rrjeti të zyrtarëve ndërlidhës komunalë për Diasporën, po përmbushet edhe një tjetër segment i rëndësishëm i Strategjisë për Diasporën.

Ministria e Diasporës beson se përmes krijimit të mekanizmave të tillë do të rritet efektiviteti i punës së institucioneve në raport me Diasporën.

Po ashtu, u diskutua se si aktivitetet e organizuara nga komunat të shfrytëzohen edhe për promovimin e rëndësisë së mësimit shqip në diasporë, regjistrimin, por edhe për tërheqjen e investimeve.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)