26 Prill 2024

Thaçi dekreton dy ligjet për mandatin e EULEX-it

Prishtinë, 1 korrik - Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka dekretuar dy ligjet që ia vazhdojnë mandatin misionit të EULEX-it në Kosovë.

Në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, tashmë edhe janë publikuar këto ligje që ngjallën debat mjaft të madh, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, për mandatin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.

Edhe Ligji nr. 05/L-102 për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi Misionin për Sundimin e Ligjit në Kosovë, por edhe Ligji nr. 05/L-03 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e EULEX-it mbajnë datën e publikimit 29 qershor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)