28 Mars 2024

Mustafa takohet me përfaqësues të shoqërisë civile nga komuniteti serb

Prishtinë, 29 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim përfaqësues të shoqërisë civile të komunitetit serb në Kosovë.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm ministrja Edita Tahiri dhe zëvendësministrat Bajram Gecaj e Valon Murtezaj, si dhe përfaqësuesit e Këshillit për Qeverisje Përfshirëse, u trajtuan çështje të ndryshme që lidhen me komunitetin serb dhe angazhimet e organizatave të shoqërisë civile të këtij komuniteti.

Kryeministri Mustafa ka theksuar përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për përfshirje më të madhe të shoqërisë civile të të gjitha komuniteteve pakicë, në zhvillimet politike, ekonomike, sociale e në aspekte të tjera në shtetin e Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, tha se Qeveria e Kosovës është plotësisht e hapur për bashkëpunim me shoqërinë civile të komunitetit serb në Kosovë në adresimin e çështjeve me interes për qytetarët.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)