16 Prill 2024

Mustafa: Civilizimi njerëzor do të triumfojë mbi të keqen globale

 Prishtinë, 29 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur ngushëllime pas sulmit terrorist në Stamboll, i cili la të vdekur dhjetëra njerëz dhe qindra të tjerë u plagosën.

Telegram ngushëllimi, kryeministri Mustafa i ka dërguar edhe kryeministrit të Turqisë, Binali Yildirim.

Në telegramin e kryeministrit Isa Mustafa thuhet:

Jemi thellësisht të trishtuar nga sulmi terrorist që goditi Stambollin, duke lënë të vdekur dhjetëra njerëz dhe plagosur qindra të tjerë.

Qytetarët e Kosovës e përjetojnë rëndë çdo akt të tillë vdekjeprurës, i cili ka për synim të vrasë njerëz të pafajshëm, të fus ndjenjën e frikës dhe të terrorit te njerëzit e vullnetit të mirë.

Por, detyra jonë e përbashkët, e të gjithë popujve dhe shteteve demokratike, është që përkundër ngjarjeve të tilla që na prekin thellë, të mos lejojmë që terroristët të realizojnë synimet e tyre.

Vlerat demokratike dhe civilizimi njerëzor do të triumfojnë mbi të keqen globale.

Në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe Qeverisë turke për humbjet e pakompensueshme.

Republika e Kosovës është e përkushtuar në kuadër të angazhimeve të botës demokratike, të prira nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër terrorizimit.
 

Isa Mustafa,

Kryeministër i Republikës së Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)