24 Prill 2024

Komuna e Ferizajt do të punojë me orar të zgjatur

Prishtinë, 28 qershor - Në kuadër të Ditëve të Diasporës, ministri Murati ka nisur ciklin e takimeve intensive me kryetarët e komunave të Kosovës, duke filluar me Ferizajn. Ministri Murati u dakordua me kryetarin Muharrem Sfarqa që ta vazhdojnë bashkëpunimin edhe më intensivisht se vitin e kaluar, në mënyrë që bashkatdhetarëve t’u bëhet pritja ashtu siç e meritojnë.

Kryetari Sfarqa njoftoi se orari i punës së administratës do të zgjatet deri në orën 6:00, ndërsa të shtunave do të punohet deri në 12:00.

Po ashtu, ai  njoftoi për takimet me bizneset e diasporës, ndërkaq theksoi se Drejtoria e Kulturës i ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e aktiviteteve kulturore për bashkatdhetarët tanë. Njëherësh, kryetari Sfarqa falënderoi MeD-në për mbështetjen e projekteve të komunës.

Ministri Murati e falënderoi kryetarin për pritjen dhe për bashkëpunimin si vitin e kaluar, ashtu edhe këtë vit.
\"Mërgimtarët kanë vërejtur ngritjen e cilësisë së shërbimeve në komuna nga viti në vit. Ndërkaq, me angazhimin e zyrtarëve ndërlidhës komunalë, të gjitha brengat dhe kërkesat që bashkatdhetarët i kanë mund t’i zgjidhim bashkërisht\", tha ministri Murati.

Takimet vazhdojnë nesër, në Mitrovicë, Vushtrri dhe Obiliq.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)