25 Prill 2024

Koalicioni nuk i ka votat e mjaftueshme për demarkacionin

Prishtinë, 27 qershor - Qeveria nuk do t’ia procedojë Kuvendit për ratifikim marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi, pa u siguruar se në favor të saj janë dy të tretat e deputetëve.

Por, në bazë të deklarimeve të deritashme është larg garantimi i mbi 80 votave të deputetëve, shkruan sot Koha Ditore.

Gazeta merr vesh se Qeveria është në kërkim të konsensusit, i cili aktualisht nuk është arritur, për shkak se partneri i madh në Qeveri – PDK, gjithnjë e më shumë po e braktis versionin aktual të marrëveshjes.

Derisa zyrtarisht në Qeveri vazhdojnë t’i heshtin arsyet e vonesave, zyrtarë të lartë të PDK-së kanë shprehur habi për heshtjen rreth kësaj marrëveshjeje.

 

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)