16 Prill 2024

Realizohet pjesa e dytë e projektit Re:Act

Prishtinn, 25 qershor - Këshilli Rinor i ambasadës amerikane në Kosovë ju fton të përcjellni realizimin e pjesës së dytë të projektit Re:Act, të quajtur “Mural Weekend”, në kuadër të një nisme që synon rimendimin dhe transformimin e peizazhit urban të qyteteve.

Mural Weekend mbahet më 25 dhe 26 qershor duke filluar nga ora 10:00 deri ne 16:00 në sheshin kryesor të qytetit të Vushtrrisë.
Pas realizimit të punëtorisë së parë,  artistja Fitore Isufi / KOJA; si dhe dy artistët e Guerrilla Art Festival, Agon Xhelili dhe Jetik Doli, do ta realizojnë një mural me dimensione 6m x 18m, dizajni i të cilit është përgatitur nga Koja, Dardan Lutaj, Jetik Doli dhe Agon Xhelili. Realizimi i muralit do të përcillet me 4 punëtori gjatë ditës, me studentët që kanë aplikuar për pjesëmarrje.
Temat e punëtorive kanë të bëjnë me teknikat për murale, teknikat për kaligrafi, çka është legale në grafiti, etj. Studentët pjesëmarrës gjithashtu do të kontribuojnë në mural.
Bledian Salihu nga Këshilli Rinor, njëri ndër ideatorët e këtij projekti, ka thënë se kjo platformë është krijuar nën ombrellën e projekteve të Këshillit Rinor, duke synuar të punojë dhe t’u jap hapësirë artistëve të rinj, që përmes artit të kontribuojnë në komunitet dhe të “ri:aktivizojmë” disa hapësira që kanë mbetur të pashfrytëzuara.

Këshilli i të Rin jve të ambasadës amerikane në Kosovë është një nismë lansuar zyrtarisht në vitin 2014. Qëllimi kryesor i saj është fuqizimi dhe përkrahja e rinisë kosovare përmes aktiviteteve vullnetare që kanë të bëjnë me paqen, shërbimin komunitar, kulturën dhe aktivizmin qytetar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)