28 Mars 2024

Hoxhaj priti në takim lamtumirës Ernst Reichelin

Prishtinë, 24 qershor – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj pa pritur sot në takim lamtumirës përfaqësuesin e posaçëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin Ernst Reichel
 
Me këtë rast ministri Hoxhaj e ka falënderuar ambasadorin Reichel për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në proceset integruese të Kosovës. Hoxhaj dhe Reichel kanë folur edhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale.

Ministri Hoxhaj dhe ish ambasadori gjerman janë pajtuar për rritjen e bashkëpunimit në fushën ekonomike me qëllim të rritjes së investimeve të huaja dhe shkëmbimeve tregtare.

Përveç kësaj ministri Hoxhaj dhe ambasadori Reichel, kanë diskutuar edhe rreth përgatitjeve për Samitin e procesit të Berlinit për  Ballkanin Perëndimor që pritet të mbahet më 4 korrik, ku Republika e Kosovës do të përfaqësohet nga ministri Enver Hoxhaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)