25 Prill 2024

AAK: Qeveria ta kthej Demarkacionin në pikën fillestare

Prishtinë, 24 qershor - Grupi Parlamentar i AAK-së është i shqetësuar me mosveprimin e Qeverisë dhe Kryeministrit, dhe mbajtjes pezull e pa zgjidhje të Demarkacionit me Malin e zi. Pas fakteve të reja dhe pas shndërrimit të kësaj çështjeje në temë të përmasave nacionale, si dhe pas hezitimit të një numri të konsiderueshëm të deputetëve për të votuar marrëveshjen e Demarkacionit, i kërkojmë Kryeministrit dhe Qeverisë, që këtë çështje ta rikthejë në pikën zero.

Qeveria duhet që urgjentisht ta rihapë këtë temë me Malin e zi, në mënyrë që vendi, të merret me tema të tjera shumë të rëndësishme për vendin.

Grupi Parlamentar i AAK-së njëkohësisht u bën thirrje kolegëve deputetë të të gjitha partive, që ta ushtrojnë ndikimin e tyre, në mënyrë që të zgjidhet nyja e Demarkacionit.

Çdo vonesë në zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje, shkon në dëm të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)