18 Prill 2024

Kryesia e LDK-së, vlerëson punën e Mustafës

Prishtinë, 24 qershor - Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbajti sot mbledhjen e rregullt, në të cilën u diskutua për proceset e brendshme që duhet ndërmerren pas mbajtjes dhe vendimeve të Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryesia, sot vendosi për  mbajtjen e zgjedhjeve në Forumin Rinor, në Forumin e Gruas, si dhe në Degët e LDK-së në Gjermani, në Zvicër dhe në Kllokot, si dhe diskutoi modalitetet për këtë proces dhe caktoi antarët e Kryesisë që do të përcjellin këtë proces.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerësoi se duhet të bëhen të gjitha përgatitjet dhe që zgjedhjet në këto instanca të mbahen në përputhje të plotë me aktet statutare dhe në kohën e paraparë.

Gjatë mbledhjes, u bisedua edhe për proceset në vend, me ç’rast u vlerësua lartë puna e Qeverisë së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh kryetar  i LDK-së, akademik Isa Mustafa.      

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)